Analisti Ben Andoni në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar situatën e krijuar në Partinë Demokratike për cilën bëri përgjegjës Berishën dhe Bashën.
Lidhur me reagimin e Bashës se është i hapur për gjithçka në interes të PD, Andoni tha se ky është një veprim i vonuar dhe duhej ndërmarrë më herët.
Hapi i Bashës nuk mjafton sepse çështja e Bashës po kalon në aspektin patologjik ku ai nuk po kupton realitetin e informacionit ku është gjendja. Basha dhe Berisha janë përgjegjës të situatës ku ndodhet sot Partia Demokratike. Basha duhet ta kishte bërë më kohë veprimin e dorëheqjes, ky formacion duhet të ishte bërë pas zgjedhjeve dhe të na kursente atë përçarje. Ndaj në këto momente kjo lëvizje e e Partisë Demokratike përballë kësaj proteste të qytetarëve më duket pa sens sepse nuk përbën më një lajm të madh.
Basha ka kapur fundin dhe nuk kuptoj retorikën. Më duket se problemi i Bashës është patologjik tani dhe jo politik. Në mendimin tim personal kjo parti demokratike nuk e përfaqëson më të djathtën. Një brez i ri që po lind besoj se kanë nevojë për artikulime dhe teza të reja politike. Ka një sens sot që parti të tilla janë në kurba zbritëse. Aktiviteti sot i Bashës më duket absurd. Ai duhet të mendoj që nuk mund ta drejtoj më këtë parti.



