"Chan Zuckerberg Initiative", kompania bamirëse e themeluar nga CEO i Facebook-ut Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij Priscilla Chan, do të financojnë blerjen e mjeteve për të diagnostikuar infektimin nga Covid-19 në zonën e San Franciskos, midis atyre që preken nga epidemia të koronavirusit. Njoftimin e bëri vetë Zuckerberg me anë të një postimi në rrjetin social.
"Ekipi ynë po punon me Universitetin e Kalifornisë në San Francisko dhe Universitetin e Stanfordit për të katërfishuar aftësitë e testimit dhe të diagnostikimit në Zonën e San Franciskos", shkroi CEO.



