
Për shkak të disa problemeve shëndetësore në adoleshencë, një vajzë në Tiranë e kishte të pamundur të bëhej nënë, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të saj dhe bashkëshortit.
Nisur nga kjo, nëna e saj vendosi që të shërbente si nënë surrogate për fëmijën.
Ky është rasti që risolli në vëmendje për shikuesit e “Zgjohu me MCN’, nga përvoja e tij profesionale, mjeku gjinekolog Astrit Bimbashi.
Që në moshë të re vajza kishte kryer disa operacione për shkak të disa fibromiomave të mitrës, dhe pas operacionit të katërt, ishte e pamundur që mitra të ruhej më, gjithmonë për shëndetin e nënës. Ajo ishte mjaft e re, 23 vjeç, dhe në propozim të një surrogacie familjare, apo altruiste më saktë, kur askush nuk përfiton kur ofrohet si dhuruese vullnetare, e mori përsipër e ëma e saj që ishte në një.
Grupi ku unë punoj rrallë e përdorin surrogacinë, në përjashtim të rasteve altruiste, me sa dijë, dhe duke punuar gjithë jetën në spital e ndjejnë fare mirë se nuk është numër i lartë seç mendohet.
Unë kam pasur qejf historinë e profesionit tim dhe sa di ka në ligj shumë të vjetër që është e drejta e pronës, 2400 vjet para Krishtit, që thotë se fëmija është e asaj që e lind edhe atij që e pret. D.m.th. që ato vite përpara është hequr koncepti biologjik të fjalës.
Kështu që një grua që ka marr përsipër të mbaj në trupin e saj embrionin, ndezjen e një çifti tjetër, pas lindjes, sipas ligjit, nëse nuk do ta jap, nuk e jep, është e drejta e nënës.



