Deputeti i PD-së Luan Baçi paralajmëroi nga studioja e MCN Live se protestat e opozitës do të jenë të vazhdueshme dhe të pandalshme.
Duke vijuar, Baçi tha se qytetarët nuk duhet të dalin në protestë për pushtetin e PD-së, por për të gjitha problemet që ndikojnë jetën e tyre.
Kemi radhë të qytetarëve që shkojnë në RMV apo Kosovë për të furnizuar serbatorin e makinës. Çmimi këtu nis me 1.1 euro taksë nga shteti. Kemi çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe Evropë.
Dyfishimi i çmimit të naftës dyfishon produktet e shportës, prodhimet bujqësore etj. Është në paaftësinë e PD për të ngritur në një nivel të tillë kuptueshmërinë e këtyre shkaqeve që ata të dalin të protestojnë. Ata nuk duhet të dalin për pushtetin e PD-së, por për hallet e tyre. Të dalin të protestojnë që shkojnë në spital e nuk marrin dot shërbimin, apo që porosisin ilaçe jashtë se këtu janë më të shtrenjta dhe të skaduara.
Nuk e kemi pasur kompleksin e numrave, se nuk janë ato që përcaktojnë protestën.
Protestat do të vazhdojnë. Protesta e 17 prillit do të jetë jo si protestat e tjera, për arsye se çdo protestë nuk i ka ngjarë asaj paraardhëse.
Ditën që protestohet, pushteti është në duart e qytetarëve. Policia duhet të marrë rolin ligjor, të jetë në mbrojtje të protestuesve dhe në ruajtje të rendit dhe qetësisë.
Më tej, Baçi tha se në PD nuk ka pasur asnjë përjashtim.
Është në proces organizmi të brendshëm. Vijon procesi. Do të kemi zgjedhjet në institucionet qendrore të PD-së. Po ecim paralel, zgjedhjet në PD, anëtarësimet, perfeksionet e strukturave, patjetër edhe protestat.
Asnjë përjashtim nuk ka pasur tek PD-ja. Janë të gjitha mediatike, e kanë merak të marrin diçka të vogël dhe ta demonizojmë. Ka veprime të individëve të caktuar që bien ndesh me programin dhe statutin. PD-ja ka rregullat e saj, kush shkel statutin, patjetër që demokracia kështu funksionon, merren dhe masat ose më mirë vetëmerren masat.



