
Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" ka debatuar ashpër me deputetin e PD-së Flamur Noka, teksa kanë analizuar rezultatin e dobët që mori opozita, përkatësisht koalicioni “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit.
Abilekaj, tha se duhet pranuar përgjegjësia në këtë humbje dhe se duhet të largohuni.
Si thoni ju që para zgjedhjeve, Shqipëria ndryshohet me votë? Ju thoshit Basha humbi se ishte i dobët, kurse Berisha është i fortë. Ku e ke tani Berishën?
Ju jeni fasada elektorale e Rames. Ju të mos shkonit fare në zgjedhje.
Opozita të mbrojë votën. Të gjitha këto që the sot, i dinit. Nuk kishte asnjë manipulim të ri, këto janë gjëra të vjetra. Ndërrimi i qendrave të votimit, ka tre muaj që është bërë. Çfarë bëtë ju? I kontaktuat votuesit? Çfarë bëtë ju?
I thamë Ramës që nuk bën zgjedhje të lira këtu në studio. Nuk presim të bëjë Rama zgjedhje të lira. Ju që keni marrë flamurin, mbroni votën. Tani dilni rrethoni kryeministrinë, e bëni dot?
Mos e mbani peng opozitën, hapni rrugën! Hapini rrugën atyre që nuk janë peng i oligarkisë.
Ju jeni mekanizëm i prishur dhe i kalbur dhe nuk mund të rrëzohet Edi Rama me ju. Largohuni!



