Historia që fshihet pas fotos ikonë të Albert Ajnshtajnit (FOTO)

Historia që fshihet pas fotos ikonë të Albert Ajnshtajnit (FOTO)

Një portret i Albert Ajnshtajnit është një nga fotot më të famshme në botë. Fotoja ku gjeniu i fizikës shfaqet në një pozicion përqeshës është prej vitesh e para që del sapo kërkon në internet me emrin e tij.

Kjo foto ka një histori që lidhet me ditëlindjen e shkencëtarit. Pas një darke me rastin e 72-vjetorit të tij, Ajnshtajn u fut në makinë për t’u kthyer në shtëpi. Fotografi Arthur Sasse iu afrua derës së makinës dhe shkrepi një foto. Ajnshtajni u kthye me fytyrë për tij dhe nxori gjuhën. Fotografi ia doli ta përjetësonte atë moment.

Fotoja origjinale është më e madhe dhe në të shfaqen edhe persona që ishin në makinë me të. Por fotoja u pre dhe u përdor si portret. Vetë Ajnshtajni e adhuronte këtë foto dhe e vendoste në të gjitha kartolinat e tij. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy