Shembet ndërtesa në Kajro, të paktën 8 të vdekur dhe 24 të plagosur

Shembet ndërtesa në Kajro, të paktën 8 të vdekur dhe 24 të plagosur

Të paktën 8 persona kanë humbur jetën dhe 24 të tjerë u plagosën këtë mëngjes në një ndërtesë të shembur. Dyshohet se shkak është bërë shpërthimi në katin e parë në një zonë të njohur të Kajros.

Salla e guvernatorit u informua në orën 3 të mëngjesit për shembjen e një ndërtese të përbërë nga një bodrum, një kat përdhes të një ndërtese 10 katëshe në rrethin Gesr Suez, në lindje të Kajros. Khaled Abdel Aal, guvernatori, menjëherë shkoi në vendin e aksidentit i shoqëruar nga forcat e mbrojtjes civile. Ai urdhëroi formimin e një komiteti ekspertësh për të inspektuar ndërtesat përreth dhe për të vlerësuar ndikimin e aksidentit”, thuhet në deklaratë.

Supozohet se shembja është për shkak të një shpërthimi që ndodhi në një fabrikë qumështi të vendosur në katin përdhes. Forcat e Mbrojtjes Civile vazhdojnë përpjekjet e tyre për të kërkuar viktima të tjera nën rrënoja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy