Analisti Denis Dyrnjaja ka ngritur hipotezën se fluturimi i Ermal Beqirit mbi zonën e centralit bërthamor në Francë nuk ka qenë i rastësishëm.
I ftuar në studion e MCN Live, ai tha se veprimi mund të ketë qenë pjesë e një plani për të siguruar strehim në një vend tjetër, duke shmangur përballjen me drejtësinë shqiptare.
Përtej faktit të naivitetit të një fluturimi spontan në këtë zonën e centralit nuklear, mendoj se varianti ndryshe, është varianti i disa fotove që atij mund t’i nevojiteshin për të marrë strehim në një vend jo mik nga Shqipëria, nga ku do gëzonte pastaj gjithë benefitet që kishte dhe nuk do përballej kurrë me drejtësinë shqiptare. Mesa duket diku plani çedoi. Kjo është hipotezë e imja që më ka shkuar ndërmend se ‘pse ai u ndodh aty?’.
S’mund të ndodhë ai gabim. Një njeri që ka patentë avioni, drejton një avion, një njeri që ka bërë shumë marifete, intriga s’mund të gabonte kaq lehtë. Qëllimi i tij ka qenë thjesht të bënte 2-3 foto. Francezët nuk gabojnë tek kjo pjesa e spiunazhit, ata nuk dinë qëllimin. E konsiderojnë si spiunazh në kontekstin e përgjithshëm. Si ka dashur ta përdorë si element për të marrë diku strehim që do të gëzonte pasuritë dhe do të merrte imunitet nga drejtësia shqiptare.
Më tej, Dyrnjaja tha se arrestimi i Ermal Beqirit ka shqetësuar shumë personazhe e biznesmenë në vendin tonë.
Skema e inceneratorëve është vazhdimësi e mendësisë si duhen përfituar para në këtë vend. Në rastin e AKSHI-t kemi inceneratorë teknologjikë ku nëpërmjet letrave projekteve, propozimeve janë përfituar para nëpërmjet dyshes Beqiri- Agasi. Beqiri mund të ketë qenë truri i intrigave për të përfituar.
Pikëpyetja që lind është sa vetë nuk do të flenë më gjumë që nga mbrëmë.
Është shumë e gjatë lista e emrave që do të futen në stres nga Ermal Beqiri. Vetëm Rama është i qetë në këtë histori se janë ‘dardhët nga mbrapa’.



