Kreu i Bashkisë së Tiranës vijoi edhe përgjatë kësaj të diele aksionin e tij kundër përdorimit të qeseve plastike.
Erion Veliaj tha se Tirana sot është më e pastër me kompanitë e përpunimit të plehrave.
Erion Veliaj e sheh si tepër afatgjatë problematikën që shkaktojnë qeset plastike.
Kryebashkiaku i Tiranës doli përgjatë kësaj të diele në një aksion për pastrimin e plehrave, ku përmendi fillimisht efektin negativ të përdorimit të qeseve plastike.



