Bushati: Klasën politike e ndryshon vetëm vota e lirë, nuk mund t’u kërkosh ta bëjnë gjykatat dhe prokurorët (VIDEO)

Bushati: Klasën politike e ndryshon vetëm vota e lirë, nuk mund t’u kërkosh ta bëjnë gjykatat dhe prokurorët (VIDEO)

Gazetari Andi Bushati e cilësoi cenim të dinjitetit njerëzor mbërritjen e ish-ministrit Beqaj me pranga në duar në Komisionin hetimor për sterilizimin. Në studion e MCN, ai tha se gjykata dhe prokurorët nuk mund të bëjnë ndërrimin e elitave.

Pamjet janë të turpshme. E di që ka një psikozë kolektive që ata që kanë vjedhur t’i shohim keq e më keq. nuk kënaqet uria e turmave në këtë mënyrë. Gjëja më e mirë që mund të bëjnë organet tona të drejtësisë është të japin drejtësi.

P.sh. në sondazhe Ilir Meta e ka pëlqyeshmërinë 8% po kjo nuk të jep të drejtë për atë arrestim. Unë nuk jam i lumtur që Ilir Beqaj shkon ashtu. Edhe një njeriu që është i dënuar jemi të detyruar ti respektojmë dinjitetin. Ky është shkatërrim i dinjitetit dhe me këtë merren ata që janë të pafuqishëm për të bërë drejtësi.

Nuk duhet ta marrim si shembull që këtu nuk ka të pandëshkueshëm. Njerëzit duan t’u kthehen paratë e koncesioneve dhe zbardhje të çështjes. Në këmbim të këtyre ne ofrojmë shfaqje të tilla.

Nuk mundet t’u kërkosh gjykatave e prokurorëve ndërrimin e elitave. Zgjedhjet në Amerikë na treguan se votuesit amerikanë janë shumë vigjilentë.

Nuk mundët që atë që nuk e arrin dot përmes votës popullore ta bësh me SPAK e gjykata. Përtërirja e elitave bëhet vetëm përmes votës. Të gjithë ata që predikojnë se SPAK do të na e bëjë këtë dhuratë janë thjesht agjentë të mos ndryshimit. Nëse klasën politike e ndryshon vota e lirë.

Qëndrimin e opozitës gjatë debateve të komision, ai e cilësoi sipërfaqësor.

Opozita prej 12 vitesh jeton në një republikë propagandistike. Nëse kishte qëllim thelbësor të pyeste ish-ministrin Beqaj se harxhoi gjysmë ore propagandë. Por nëse ishte e interesuar për thelbin duhej të thoshte bëje spektiaklin po ne jemi këtu për të bërë pyetje. Në fakt iu shmang thelbit. Në raport me Beqen, opozita duhet edhe në kufi ekstrarregullores t’ia lejonte këtë bonus njeriut që është në burg. Mu duk më shumë një debat sipërfaqësor, që shmangu thelbin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy