Afera korrupsionit me inceneratorin e Elbasanit, hetimet e SPAK kushtuan 15 mijë euro (VIDEO)

Afera korrupsionit me inceneratorin e Elbasanit, hetimet e SPAK kushtuan 15 mijë euro (VIDEO)

Ish drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme z. Arben Kraja ka lexuar pretencën duke kërkuar 2 vite burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe 9 vite për atë të korrupsionit për z. Koka.

Në bashkim një dënim të vetëm prej 10 vitesh, e për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimin final të ish-ministrit me 6 vite e 8 muaj burgim.

Vetë z.Koka ishte i pranishëm në seancë ndërsa u përfaqësua me avokat. Për ish sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit z.Alqi Bllako i cili para se të arrestohej dorëzoi mandatin e deputetit të Partisë Socialiste, SPAK nuk arriti të provojë korrupsionin dhe kërkoi dënim vetëm për shpërdorim detyre.

Katër vite ishte pretenca e SPAK ndaj Bllakos e për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimin final me 2 vite e 8 muaj.

10 vite burgim SPAK kërkoi edhe për të konsideruarit krerët e kësaj afere që ndodhen në arrati mes tyre biznesmenët Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, ndërsa për Stela Gugallja u kërkua 7 vite burgim.

SPAK ka kërkuar po ashtu përfundimin e statusit juridik të kompanive të Inceneratorit mes tyre Albtek Energy dhe Integrated Technology Servis, si dhe konfiskimin e të gjitha aseteve të tyre në favor të shtetit.

Ndërsa pas më shumë se dy vitesh hetimet për një aferë në të cilën sipas SPAK ish ministri Koka përfitoi 3.6 milion Euro pagesa të tërthorta në formë korrupsioni, shteti ka harxhuar afro 15 mijë euro për ta hetuar këtë dosje.

Në këtë dokument të siguruar nga FactCheck thuhet se kosto e hetimeve ka arritur në afro 1.8 milion lekë dhe ajo do duhet të paguhet në favor të shtetit nga të pandehurit e këtij procesi.

Më datë 1 Qershor 2023 pritet që në gjykatën e posaçme të mbahet seanca e radhës aty ku mbrojta e të pandehurve do të jap argumentet dhe provat e saj për kërkesat e pafajësisë, e më pas do të ricaktohet një tjetër seancë për shpalljen e vendimit.

Koka u arrestua më 14 dhjetor 2021 nga Policia e Shtetit me kërkesë të SPAK ndërsa ndaj tij rëndojnë dy masa sigurie, pasi po hetohet i veçuar edhe për aferën e inceneratorit të Fierit proces që është ende i hapur.

Nga 57 vite burg të kërkuar në total, SPAK ka shtuar edhe masën ndaluese të ushtrimit të funksionit publik me 5 vite për secilin nga ish zyrtarët.

“Pretenca e SPAK e Plotë dhe me Gjykim të shkurtuar”

Lefter Koka, 10- (Gjykim i shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg)

Alqi Bllako 4- Gjykim i shkurtuar 2.8

Serafin Papa 4- Gjykim i shkurtuar

Bardhyl Çabiri 4- Gjykim i shkurtuar 2.8

Mirel Mërtiri 10 - Gjykim i shkurtuar 6.8

Stela Gygallja 7 - Gjykim i shkurtuar 4.8

Klodian Zoto 10- Gjykim i shkurtuar  6.8

Pëllum Abeshi 4

Jonida Zeqo 4

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy