Partia Demokratike bën sot 52 ditë protestë nën një çadër ‘gjigande’ në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit’ përballë godinës së Kryeministrisë.
Por, a u ka shkuar ndonjëherë në mendje se sa mund të jenë shpenzimet për organizime të tilla?
Në një investigim të lehtë tirana post shkruan se është interesuar në një prej agjencive për organizmin e eventeve, e cila ka deklaruar se për organizimeve të tilla me çadër kostoja shkon 10 euro për metër katro për një ditë. Ndërkohë që çadra e PD-së zë një hapësirë rreth mijë metër katrorë. Pra kosto ditore e çadrës është 10 mijë euro në ditë. Shumëzuar për 52 ditë? 520 mijë euro gjithsej.
Por çadra nuk është shpenzimi i vetëm, gjeneratori i madh që punon natë e ditë për të furnizuar me energji protestën e demokratëve harxhon 350 litra karburant, shumëzuar me 175 lekë për litër, që është çmimi, del që kostoja ditore është 61250 lekë. Pra deri tani, për 52 ditë, Partia Demokratike ka harxhuar plot 3 milionë e 185 mijë lekë (të reja sigurisht), shkruan tirana post.
Por ka dhe të tjera shpenzime, si ushqimi, qofte, pica, byrekë, e tullumba si dhe pijet, minimumi ujë… Nga dalin gjithë këto shpenzime, dhe përse PD nuk i bën transparente? Kujtojmë që sipas ligjit për “Partitë Politike”, subjektet që dhurojnë duhet të deklarojnë identitetin e tyre.



