Gara për kreun e PD/ Alimehmeti: Kandidaturat duhet të kenë synime të qarta, transparencë për listën e anëtarësisë  (VIDEO)

Gara për kreun e PD/ Alimehmeti: Kandidaturat duhet të kenë synime të qarta, transparencë për listën e anëtarësisë (VIDEO)

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka folur në MCN Live mbi garën e brendshme për kreun e Partisë Demokratike.

 

Alimehmeti theksoi rëndësinë e transparencës dhe përfaqësimit të drejtë në procesin zgjedhor të partisë, teksa shtoi se gara do ishte produktive nëse do kishte synime të qarta të kandidatëve.

 

Nuk shoh diçka të paparashikueshme deri tani, që do rikandidonte kryetari i partisë; e dinin të gjithë në anëtarësinë tonë dhe janë të qartë. Mendoj se kemi luftuar për pluralizëm që kushdo mund të marrë pjesë dhe nuk përjashtoj askënd. Gjithkush mund të jetë i përfaqësuar.

 

Ne do presim, do kemi një komision përkatës. Unë jam i mendimit politik që të gjithë mund të kandidojnë, qoftë Berisha apo Salianji, apo ata që mendojnë të kandidojnë. Pastaj, duke qenë se bëhet fjalë për kreun e partisë, do ketë një komision që do bëjë njëlloj filtrimi.

 

Ajo që ka shumë rëndësi në këtë proces është që të kuptohet lista e drejtë e anëtarësisë, trupa zgjedhore që më pas janë komisionerët, kontrolluesit, dhe nëse kjo listë nuk ka përputhshmëri, vendos në vështirësi. Pra duhet të ketë transparencë për listën e anëtarësisë.

 

Prandaj janë të rëndësishme vendimet që të kuptohen dritëhijet, por unë jam i mendimit që kushdo që dëshiron të garojë, le ta bëjë. Ambiciet secili i ka vetë, por sot askush nuk ka një kandidaturë produktive. 

 

Duhet të kesh vizion, strategji, platformë. Është e njëjta lojë që bën opozita me pozitën. Evi Kokalari dhe Alesia Balliu janë dëshira dhe jo kandidatura. Do ishte garë produktive nëse do kishte këto ambicie që thash më sipër. Pasi përmbushen kriteret, diskutohen hapat e tjerë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy