
Një analizë e Human Rights Watch (HRW), pas sulmit të së dielës në Irpin sugjeron se ligjet e luftës janë shkelur nga Rusia gjatë bombardimeve të qytetit, në perëndim të Kievit.
Për disa orë më 6 mars 2022, forcat ruse bombarduan një kryqëzim në një rrugë të cilën qindra civilë po përdornin për të ikur nga avancimi i ushtrisë ruse në Ukrainën veriore drejt Kievit, tha Human Rights Watch.
Natyra e përsëritur e sulmeve, të cilat sipas qeverisë vranë të paktën tetë civilë, sugjeron që forcat ruse shkelën detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar për të mos kryer sulme pa dallim ose joproporcionale që dëmtojnë civilët dhe nuk morën të gjitha masat e mundshme për të shmangur. viktima civile.
Shumë civilë që ikën nga veriu i Ukrainës për t’i shpëtuar granatimeve ruse dhe pushtimit të mundshëm e gjetën veten viktima të një sulmi tjetër rus, tha Richard Weir , studiues i krizës dhe konfliktit në Human Rights Watch.



