
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Koosvë, Albin Kurti në konferncën e përbashkët për media deklaruan se duhen eleminuar procedurat e dyfishta në të gjithë sektorët, pas nënshkrimit të 13 marrëveshjeve.
Kryeministri Rama, bëri të ditur se palët firmosën një sërë marrëveshjesh konkrete.
Rama përmendi menjëherë fillimin e punës për vizibilitetin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.
“Të dyja qeveritë kanë caktuar një fond, të dyja ministritë kanë organizuar punët”, u shpreh kryeministri për një ëndërr e kahershme.
Numri një i qeverisë shqiptare u ndal edhe te bashkëpunimi doganor, që ishte një kërkesë legjitime e kahmotshme e investuesve.
“Vendet tona do të kenë përfitimin e tyre, nga kjo marrëveshje”, cilësoi Rama gjatë fjalës së tij.
Lidhur me eleminimin e procedurave, kryeministri përmendi krijimin e një manuali të përbashkët të ri të procedurave standarde në dogana.
Po ashtu kreu i qeverisë theksoi sërish se në kufi do të krijohet një sistem alternativ me kamera në kufi, për kontrollin e makinave pa ndaluar.
‘Faktikisht në rastin konkret krijimi i manualit të ri të përbashkët për procedurat standarde në Portin e Durrësit, është kyç për ngritjen në një nivel tjetër të lëvizjes së lirë në raport me procedurat doganore. Dua të nënvizoj se tani më në fund është dakordësuar krijimi i një regjimi të ri doganor, në kufi duke pasur parasysh të mos krijohen radha për shkak të kontrolleve të dyfishta. Po punojmë sistem monitorimi me kamera, pa kontrolle të aty për atyshme, në mbyllje dua të nënvizoj edhe atë që është një objektiv i përbashkët, jo vetëm i dy qeverive, për të shtrirë sa më shume rrjetin e shërbimeve konsullore të përbashkëta. Duam të krijomë sa më shumë hapësira të përbashkëta të shërbimeve konsullore. Të racinalizojmë shpenzimet. Dua ta falendroj të gjithë skuadrën e Kosovës e Albinin personalisht për ritmin që ka marrë ky provës. Krijimi sot i sekretariatit për koordinimin e dy qeverive në funksion të dy marrëveshjeve është një hap që do të sjellë përshpejtimin e hapave të tjerë.’- tha Rama.
Lidhur me faktin nëse të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në të gjitha mbledhjet e përbashkëta të të dy qeverive, kanë gjetur zbatim ose jo, kryeministri Rama u shpreh se ka nga to që kanë ngecur, porse këto që u nënshkruan sot, janë të konkretizuar edhe në buxhetet e përbashkëta.
Rama iu drejtua gazetarëve në lidhje me kritikat duke theksuar se është detyra e tyre ta shohin gotën gjysmë bosh dhe detyra e tij ta shohë gjysmë plot.
“Të themi që jo të gjitha marrëveshjet kanë gjetur zbatim të plotë, e themi pa dyshim. E kam diskutuar sa herë ka pasur qeveri të re në Kosovë. Nuk është e vërtetë që rezultati është zero. Nëse i marrin marrëveshjet një nga një, një pjesë e marrëveshjeve kanë ngecur. Me Albinin dhe qeverinë aktuale kemi pasur një qasje dinamike dhe jemi fokusuar tek një numër marrëveshjesh që jo vetëm janë konkrete por edhe pjesë e një pune konkrete që është bërë. Hekurudhën e firmosën sot, e kemi vënë në buxhet për vitin 2022. është vetëm një shembull, kemi folur disa herë për të lehtësuar qarkullimin në kufi. Jemi sprapësuar. Por mes ministrave të Brendshëm është gjetur një zgjidhje e re. Nuk jemi në kushtet e marrëveshjekracisë. Por në kushtet e bërjes së një reflektimi. Mos mendoni që sekretariati është mekanizëm që e shpikëm ne sot. Ka qenë kërkesë e punës por nuk është bërë asnjëherë. Sot e kemi të formalizuar sot. Por e kemi dakordësuar e ka qenë në punë që kur ka qenë në Prishtinë, ishte rast i një figurë që gëzon respekt nga të dy palët. Duhet të jemi pak më vlerësues. Në këtë rast, puna juaj e do që të shihni gjysmën bosh, unë e shoh plot. Rëndësi ka që të pihet ujë.
Në mesin e interesimit të gazetarëve ishte edhe cështja qe “ndan” e vetme me gjasë Shqipërinë me Kosovën e që ka të bëj me qëndrimin për nismën Ballkani i Hapur, që Prishtina ndryshe nga Tirana nuk pranon që t’i bashkohet. Edi Rama u shpreh se lidhur me këtë nismë, kemi qasje të ndryshme, porse kjo nuk i pengon dy shtetet që të intensifikojnë bashkëpunimin.
Ai hoqi një paralele me faktin se edhe shqiponja ka dy koka që shikon në 360 gradë por kanë një trup të përbashkët dhe nuk lejon kurrë të kapet në befasi nga të tjerët.
“Mendimi i Shqipërisë, mendimi i kësaj qeverie, dhe i imi lidhur me Kosovën dhe Serbinë nuk është as sekret dhe as i panjohur. Unë e kam shprehur që në krye të herës edhe në mes të Beogradit. Në këtë pikë, nuk ka asnjë dilemë. Përsa i përket Ballkanit të Hapur, kemi sigurisht dy qasje të ndryshme, por nga ana tjetër duhet edhe ju edhe të gjithë të mësohen me faktin që të mund të mendojmë njëlloj për të gjitha gjërat, por të mos na pengojë të bëjmë gjërat e duhura në funksion të së ardhmes së dy vendeve. Këto opinione të ndryshme për Ballkanin e Hapur nuk përbëjnë pengesë për të fuqizuar marrëdhëniet mes nesh. Nëse më lejoni ti referohem shqiponjës me dy koka, është një trup i vetëm ku njëra kokë qëndron nga njëra anë dhe në anën tjetër tjetra, por trupi qëndron drejt. Prandaj mos keni asnjë dyshim që shqiponja me dy koka rrezikon të kapet në befasi nga njëra anë apo tjera. Mendoj se është një vlerë e shtuar në këtë rast në këtë periudhë të historisë sonë, që jemi një shqiponjë me dy koka. Kur të vijë dita që të kemi shqiponjë me një kokë rreziku është që të kafshojmë veten më shumë sesa sot që nuk e kemi këtë luks as këtë qëllim. Kështu që personalisht jam optimist për zhvillimin e marrëdhënieve tona. Për Ballkanin e Hapur është një debat i hapur mes meje dhe Albinit dhe mos prisni kurrë që mes meje dhe Albinit debatet të jenë të mbyllura të gjitha, sepse i bie që ne të ndryshojmë emrat dhe të mos jemi ata që jemi” tha Rama.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se e ardhmja e dy vendeve është në BE dhe se marrëveshjet e firmosura të përkthehen në projekte konkrete dhe shtim të tregjeve dhe shkëmbimeve tregtare.
Ndër të tjera Kurti theksoi se sa më të integruar “që bëhemi për Bashkimin Evropian, aq më të inkurajuar do të jenë qytetarët për të ndërtuar jetët e tyre në vendet e tyre”.
Ai tha gjithashtu se gjatë forumit Shqipëri-Kosovë për bizneset, do të diskutojnë mbi bashkëpunimin e deritanishëm dhe zgjerimin e tregjeve.
" Ne po mbjellim bashkë dhe do na duhet shumë diell dhe shumë shi për frytet që duhet t'i gëzojnë qytetarët tanë në të dy anën e kufirit. jam i nderuar me mbledhjen e 7 të përbashkët mes dy qeverive tona. Do rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazi dhe mirëqenie. Marrëveshja do të shoqërohet me cilësi në zbatimin e tyre dhe janë me rëndësi ekonomike e kulturore dhe historike. Marrëveshjet janë në horizontin tonë të integrimit në BE që është fati ynë. Marrëveshja ti përkthejmë në projekte konkrete ku do të diskutohen dhe me biznesin Shqipëri-Kosovë. Të shtojmë tregjet dhe kapacitete tona në tregti dhe shkëmbimet tregtare", tha Kurti.
Për sa i përket marrëdhënies së dy shteteve në raport me Serbinë, pasi Shqipëria është pjesë e Ballkanit të Hapur, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se edhe në takimin në Prishtinë, edhe në takimin e sotëm dëshmuam që Kosova e Shqipëria diskutojnë, planifikojnë edhe pa përmendur fqinjin verior të Kosovës.
“Janë dy shtete sovrane, synojnë BE, por nuk kanë nevojë që ta paramendojnë dhe përmendin fqinjin verior të Kosovës. Bashkëpunimi mes dy qeverive do të forcojë shtetet dhe do të vlejnë për qytetarët”.
Sa i përket çështjes së bashkimit kombëtar, Kurti tha se “bashkimi i shqiptarëve nuk përzgjidhet, por është indencë që na përzgjedh”.
Ndër të tjera Kurti theksoi se sa më të integruar “që bëhemi për Bashkimin Evropian, aq më të inkurajuar do të jenë qytetarët për të ndërtuar jetët e tyre në vendet e tyre”.



