Sulmi me dy të vrarë në Zvicër, arrestohet autori

Sulmi me dy të vrarë në Zvicër, arrestohet autori

Policia ka arrestuar një 36- vjeçar, autor i sulmit me dy të vrarë në Sion të Zvicrës. Autori u arrestua në rajonin Saint-Léonard, tha policia.

Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 8, personi i armatosur ka qëlluar dhe ka vrarë një grua 34-vjeçare.

Sipas gazetës lokale Le Nouvelliste, ai kishte ngacmuar disa herë një grua, duke kërkuar të kishte një marrëdhënie me të. Ndaj tij kishte nisur një hetim paraprak, pas denoncimit të bërë nga gruaja.

Viktima e dytë ishte një 41-vjeçar, drejtues i një kompanie lokale për të cilën punonte autori.

Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur një sekretar 49-vjeçar i së njëjtës kompani, i cili ka tentuar të lajmërojë autoritetet.

Sulme të tilla janë të rralla në Zvicër dhe policia vendosi forca të shumta për të  gjetur sa më parë autorin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy