Tiger Woods: Do të ndalem kur nuk do mund të fitoj më

Tiger Woods: Do të ndalem kur nuk do mund të fitoj më

Të enjten e 30 nëntorit do të ketë edhe një rikthim të Tiger Woods në fushë. Kaliforniani do të rikthehet në garën e golfit, pas shtatë muajsh ndërprerje të detyruar.

Ai do ta bëjë rikthimin në Hero World Challenge, një turne jozyrtar në PGA Tour.

Mundësia është joshëse për të parë përpara në afat të shkurtër dhe afatgjatë ecurinë e tij në renditjen botërore.

Jam kurioz, si gjithë të tjerët, të shoh se si është gjendja ime aktuale. Loja është padyshim e ndryshkur.

Nuk kam më dhimbje në kyçin e këmbës, por problemet në ijën e djathtë mbeten dhe po ndjehen.

Ai do të luajë nga 30 nëntor deri më 3 dhjetor në Bahamas. Pritja për të parë se si është dhe si do të luajë është gjithmonë shumë e lartë.

Që tani e tutje qëllimi është të luaj një turne në muaj.

Më pëlqen të konkurroj, kur të vijë koha kur të kuptoj që nuk do të mund të fitoj më, do të largohem.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy