Në arrest shtëpie, policia gjen heroinë në banesën e tij në Elbasan (VIDEO)

Në arrest shtëpie, policia gjen heroinë në banesën e tij në Elbasan (VIDEO)

Një operacion i policisë së Elbasanit i koduar “Zaranika” ka vënë në pranga një person të cilit iu gjet lëndë narkotike e llojit heroinë.

Policia thotë se në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në kuadër të hetimit proaktiv për një shtetas që merrej me shpërndarje të drogave të forta, në qytetin e Elbasanit, u organizua dhe u finalizua operacioni në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i të dyshuarit.

Në pranga përfundoi Xhafer Deliu, 43 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Gjithashtu ka qenë i dënuar më parë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 525 gramë lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe dy aparate celulare.

Aktualisht vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy