Gjermani, arrestohen gjashtë terroristë, po planifikonin sulme për Krishtlindje

Gjermani, arrestohen gjashtë terroristë, po planifikonin sulme për Krishtlindje

Të gjashtë refugjatët e arrestuarit në katër qytete të ndryshme në Gjermani po planifikonin një sulm terrorist në tregun e Krishtlindjeve në Hessen.
Lajmi u bë i ditur nga mediat gjermane, të cilat shkruajnë se të arrestuarit ishin pjesë e ISIS.

Sulmi ishte planifikuar që të bëhej me armë dhe me eksploziv por organizimi i planit nuk kishte mbaruar ende. Gjashtë refugjatët kishin mbërritur në Gjermani me identite në rremë.

Prokurori i Frankfurtit shpjegoi se të arrestuarit kishin mbërritur disa në 2014 dhe disa të tjerë në 2015 dhe janë rreth moshës 20 deri 28 vjeç. Gjatë bastisjes së policisë u kontrolluan tetë apartamente dhe të gjithë të arrestuarit ishin me nënshtetësi siriane.

Sipas Die Welt prej disa muajsh investigatorët po vëzhgonin lëvizjet e tyre nëpërpmjet gjurmëve të refugjatëve të tjerë. Më 19 dhjetorit të vitit të kaluar terroristët sulmuan tregun e Krishtlindjeve Breitscheidplatz në Berlin dhe lanë të vdekur 12 persona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy