Drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Blendi Klosi shpalli fitoren në gjashtë bashki, përveç Himarës, ku gjithsesi deklaroi se edhe aty Partia Socialiste mori 400 vota më shumë se zgjedhjet e kaluara.
Klosi falënderoi gjashtë kandidatët fitues, por edhe Jorgo Goron e Himarës, ndërsa për fitoren e Ermal Dredhës në Vlorë, deklaroi se “Vlora është kryeqendra e Partisë Socialiste”.
Të shtatë kandidatët tanë morën rezultat spektakolar, dolën më mirë se sa pritshmëritë tona, më mirë se dy vite më parë.
Kjo na bën që t’iu japim të gjithë socialistëve vlonjatë falënderime nga zemra.
Dëshmuan se në Vlorë gjithmonë, Partia Socialiste do të marrë rezultate spektakolare.
Kundërshtarët arritën të dyfishojnë votat, u shtuan me dyfish, duke na çuar në situatë jo fituese në Himarë, por sërish aty socialistët na mbështetën, duke na dhënë 400 vota më shumë në Himarë.
Bashkia Konispol u fitua nga Erges Dule, bashkia Selenicë nga Nertil Bellaj dhe bashkia Sarandë nga Oltion Çaçi, Ermal Dredha në Vlorë, Bashkia Orikum.
Nga ana e tij Dredha u shpreh i përulur para qytetarëve për atë që e quajti votë plebishitare, duke marrë mbi 70% të votave.
Gjumë nuk do të ketë, do të ketë vetëm punë dhe shërbim dhe katër vitet e ardhshme do e çojmë Vlorën si destinacion i patjetërsueshëm, ku Vlora do të jetë lokomotiva e turizmit.



