
Të shumta janë rastet e abuzimit seksual të fëmijëve, ngjarje që na bëjnë të ngremë alarmin pasi na shoqërojnë çdo ditë.
Lidhur me këto ngjarje në studion e lajmeve në MCN TV sociologia Marsida Simo ka sqaruar se duhet një ndërgjegjësim total i cili mund të ndikojë që për të tilla raste të mos heshtet.
Ajo shprehet se rol kryesor këtu luajnë edhe psikologet në shkollë të cilat duhet të shkojnë vetë te fëmijët dhe të bisedojnë me ta dhe nuk mund të presin që nxënësit ti trokasin në zyrë.
Ngacmime seksuale dhe krime gjen pafund lajme në internet nëse kërkon dhe kjo na bën të ngremë alarmin për këto ngjarje që na kanë shoqëruar në çdo ditë. Javën që lamë pas kemi pasur analizën që u ngacmua dhe u vra një fëmijë nga fqinji i tij. Në të shumtën e rasteve dominon gjinia mashkullore. Mund të përmend dhe raste në moshë madhore që kërkojnë seanca psikologjike pasi në kohë të hershme janë ngacmuar nga të afërm sepse atyre nuk u është mësuar kufiri personal. E bëj këtë hyrje për të kuptuar se në çfarë faze jemi. Është një ndërgjegjësim që duhet të nisë në shkolla.
Në sinjalet që të paktën specialistët duhet ti shikojnë, janë alarme që duhet të shkojnë ata te fëmija se në të shumtën e rasteve psikologët në shkolla presin që fëmija të vi vetë në zyrën e tyre. Ato duhet të bëjnë ndërgjegjësimin në formë loje me nxënësit dhe mësuesit kujdestar. Duhet të trajnohen për të parë rastet dhe simptomat pasi të gjithë këta fëmijë kanë diçka që fshehin te sjellja e tyre, mësuesit mund ti evidentojnë lehtë.
Ndërsa e pyetur për rastin e Kamzës, i cili është i dyti në pak ditë në këtë bashki, mendon se fakti që u fol gjerësisht për abuzimin, fizik, të një fëmije pak ditë më parë, mund të ketë ndikuar edhe në raportimin e këtij rasti dje ajo tha se nuk duhet të ndalemi te raste konkrete por te ndërgjegjësimi total.
Ne në momentin që jemi shikues dhe dëgjues e kemi të thjeshtë të bëjmë fajtore nënën. Por mos të harrojmë rëndesën tonë psikologjike. Nuk duhet të merremi me raste konkrete por me ndërgjegjësimin total. Edukimi sot nëse i mësojmë fëmijët që të dhunojnë do dhunojnë. Fëmija duhet të marrë mesazhin që mësuesi mëson dhe duhet të shkojë te prindi të flasë. Nëna është ajo që shigjetohet negativisht kur ndodh diçka e tillë dhe ajo priret ta mbyllë situatën brenda shtëpisë dhe duke vepruar kështu situata më shumë agravohet dhe lë trauma te fëmijët.
Nuk është e nevojshme të jepen detaje si u vra apo mënyra se si vrasësi shkon te ekzekutimi i fëmijës. Kështu i japim mesazh se si burrat sillen me gratë nëse tradhtojnë prsh. Duhet dhënë mendimi i ekspertëve se si duhet të shkojmë deri te denoncimi. Sepse nesër do dali një tjetër lajm dhe ne do e harrojmë vajzën nga Kamza dhe Mateon e vogël. Fatkeqësisht do përqendrohemi te një tjetër ngjarje duke lënë në trauma familjet e tyre.



