U kap me dy automatikë dhe një pistoletë, në pranga 34-vjeçari nga Tropoja

U kap me dy automatikë dhe një pistoletë, në pranga 34-vjeçari nga Tropoja

Një 34-vjeçar nga Tropoja ra në prangat e policisë së Kukësit pasi transportonte armë zjarri me qëllim trafikimin drejt Kosovës.

Policia sekuestroi 3 armë zjarri, dy automatikë dhe një pistoletë Glock, si dhe municion luftarak.

 

NJOFTIMI

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Shoshan".

Operacioni i zhvilluar nga DVP Kukës, Komisariati i Policisë Tropojë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë dhe me mbështetjen e Forcës së  Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Transportone armë zjarri me qëllim trafikimin drejt Kosovës,  kapet e vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohen 3 armë zjarri (dy automatikë dhe një pistoletë Glock) dhe municion luftarak.

Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative për një shtetas që tentonte të trafikonte armë zjarri drejt Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rethit Gjyqësor Tropojë  dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar " Shoshan".

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

- S. D., 34 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që me automjetin e tij "Volkswagen", po transportonte dy  armë zjarri automatikë,  1 armë zjarri pistoletë tip "Glock" dhe sasi municioni luftarak, në aksin rrugor Shoshan-Bajram Curri, në vendin e quajtur "Ura e Shtrenjtit".

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e  personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Armët e sekuestruara do dërgohen  në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë për ekzaminime të mëtjeshme, nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit"  dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy