Gazetari Bedri Islami foli në emisionin Arnautistan në MCN TV lidhur me idenë e bashkimit kombëtar Shqipëri-Kosovë, që sipas tij do të ishte një proces i gjatë. Islami tha se zonat rurale të Kosovës janë më të prirura drejt bashkimit, ndërsa Prishtina më pak. Islami tha se bezdisin figurat publike që flasin për një identitet të Kosovës, ndërsa shtoi se është partizan i idesë së Ukshin Hotit që të krijohen dy qendra shqiptare Prizreni dhe Vlora.
Më bezdisin shumë. Disa nga këto njerëz që kanë idenë e krijimit të kombit kosovar, çuditërisht këta kanë qenë kundër luftës çlirimtare. Janë të idesë që me Shqipërinë nuk na lidh asgjë. Këto janë teori të përkohshme. Teoria e heqjes së flamurit kombëtar. Akoma në Kosovë 90 për qind e dasmave bëhen me flamur kombëtar. Nuk ndikojnë tani për tani, nëse do shtohen dhe fuqizohen me mjete të tjera...”, u shpreh Islami.
Unë jam partizan i asaj që thoshte Ukshin Hoti, krijimin e dy qendrave shqiptare të përkohshme, me një kryeqendër Prizrenin, apo Vlorën. E di që shpirti i tij ka anuar më shumë nga Prizreni dhe Vlora”, tha ai.



