Vatrat e zjarrit në Vlorë vijojnë të shkrumbojnë hektarë të tërë me pyje dhe shkurre. Në këtë zonë është kërkuar ndihma fqinjëve për të ndërhyrë me avionë për shkak të terrenit të vështirë. Ndërkohë në të gjithë vendin në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 vatra zjarri.



