Trump: SHBA ka armë sekrete

Trump: SHBA ka armë sekrete

Presidenti Donald Trump është krenuar për fuqinë ushtarake dhe armët e SHBA-së për të cilat sipas tij “askush nuk ka asnjë ide” , në përgjigje të shqetësimeve se lufta e tij tarifore me Kinën mund të dalë jashtë kontrollit.

Trump ngriti tarifat për mallrat kineze në 125% të mërkurën, në shenjë hakmarrjeje për kundërmasat e vendosura nga Pekini. Kina ende nuk i është përgjigjur rritjes së fundit, megjithëse Ministria e Tregtisë u zotua më parë të luftojë luftën tregtare "deri në fund".

I pyetur nëse ai ishte i shqetësuar për lëvizjet e ardhshme të Pekinit dhe një “përshkallëzim të mundshëm përtej luftës tregtare”, Trump tha se presidenti kinez Xi Jinping është “një nga njerëzit e zgjuar në botë” i cili kurrë nuk do të “lejojë që kjo të ndodhë”.

"Ne jemi shumë të fuqishëm. Ky vend është shumë i fuqishëm. Është shumë më i fuqishëm nga sa e kuptojnë njerëzit. Ne kemi armë që askush nuk e ka idenë se çfarë është, dhe janë armët më të fuqishme në botë që kemi. Më të fuqishme se kushdo" u tha ai gazetarëve në Zyrën Ovale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy