Izraeli heq akreditimin diplomatik të tetë diplomatëve norvegjezë me qendër në Tel Aviv, të cilët kishin lidhje me Autoritetin Palestinez.
Një deklaratë e Ministrisë së Jashtme thotë se masa është në përgjigje të një sërë hapash të fundit anti-izraelite dhe të njëanshme të ndërmarra nga qeveria e Norvegjisë, përfshirë njohjen e një shteti palestinez dhe “komentet e fundit të ashpra nga zyrtarë të lartë norvegjezë”.
Ambasadori norvegjez u thirr në Ministrinë e Jashtme në Jeruzalem dhe u njoftua se diplomatëve do t’u hiqet akreditimi për shtatë ditë dhe vizat për tre muaj.
Izraeli u dha diplomatëve mundësinë për të aplikuar për akreditim të ri në ambasadën në Izrael.
“Ka një çmim për sjelljen anti-izraelite. Në vend që të luftonte terrorizmin palestinez pas 7 tetorit dhe të mbështeste luftën e Izraelit kundër boshtit iranian të së keqes, Norvegjia zgjodhi t’i shpërblejë vrasësve dhe përdhunuesve të Hamasit në formën e njohjes së një shteti palestinez”, thotë Ministri i Jashtëm Israel Katz.
Norvegjia kryen një politikë të njëanshme për çështjen palestineze prandaj urdhërova ndërprerjen e çdo përfaqësimi në emër të ambasadës norvegjeze në Izrael.
Ata që na sulmojnë dhe kryejnë një politikë të njëanshme kundër nesh do të paguajnë një çmim.



