Kinemaja e rrugës merr hov në Milano

Kinemaja e rrugës merr hov në Milano

Zbritja e kinemasë në rrugë është një ndërmarrje shumë e vlefshme në vazhdën e pandemisë Covid-19.

Lorenzo Alliata Nobili vendosi të sillte kinemanë te njerëzit, në rrugët e Milanos dhe t'i linte ata të shoqëroheshin dhe të ishin sërish bashkë.

"Pas dy vitesh mbyllje," shpjegoi Nobili,"doja ti takoja të gjithë këtu në rrugë, pa shtetrrethim ose kufizime. Është një mënyrë për të thyer barrierat”.

Ideja është e thjeshtë dhe organizimi i mbrëmjeve të kinemasë në ambiente të jashtme nuk është i vështirë. Të gjithë ndihmojnë, duke sjellë ushqim, pije dhe pajisje teknike. Bari pranë ofron energji elektrike dhe karrige. Ajo që ka rëndësi është të takoheni dhe të kënaqeni duke parë një film së bashku.

Ajo që ishte thjesht një mënyrë tjetër për t'u shoqëruar me disa miq shpejt u bë diçka ndryshe.

Programi përfshin disa nga filmat më të mëdhenj të komedisë italiane nga dekadat e fundit nga shekulli i kaluar, për të përmbushur shijet e të gjithë atyre që dëshirojnë të lënë pas kohë të vështira si Covid.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy