Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave zhvilloi një takim pune në Podgorice me homologun malazez. Në këtë takim u ra dakord që të intensifikohen bashkëpunimi veçanërisht në fushën e inteligjencës dhe realizimin e operacioneve të përbashkëta të anti-kontrabandës.
Gjithashtu, duke vlerësuar rëndësinë e kontrollit të tregtisë së mallrave të akcizës, të dy drejtuesit e Administratave Doganore u dakordësuan që të vijojë bashkëpunimi në këtë fushë.



