Gjokutaj: Buxheti i vitit 2024, vijimësi e qasjes elektorale. Rritja e pagave s’do ketë ndikim në ekonomi  (VIDEO)

Gjokutaj: Buxheti i vitit 2024, vijimësi e qasjes elektorale. Rritja e pagave s’do ketë ndikim në ekonomi (VIDEO)

Eksperti i Ekonomisë Eduard Gjokutaj e konsideroi buxhetin e vitit 2024 si vijimësi të buxhetit me qasje elektorale që ka nisur në fillim të mandatit të qeverisjes. Duke folur në MCN Live Gjokutaj tha se investimet nuk do fokusohen në pjesë të domosdoshme të ekonomisë, ndërsa rritja e pagave s’do ketë ndikimin që thuhet në ekonomi. 

Nuk ka vend as për optimizëm as për pesimizëm. Buxheti i këtij viti është një ngjyrë gri, në aspektin e atyre që mund të quhen optimizëm dhe të atyre që mund të quhen pesimizëm. Është një vijimësi e një buxheti që tashmë e ka marrë rrugëtimin e tij si një qasje elektorale, që në fillimin e këtij mandati, duke investuar më së shumti në ato pjesë që s’janë të domosdoshme për një buxhet, në kohë të caktuara, siç është koha post-pandemike, dhe koha e krizës financiare që po vjen nëpërmjet inflacionit, dhe formave të tjera që vijnë si konflikte të armatosura.  Vjen si një moment që përdoret më së shumti për të justifikuar ato lloj shpenzimesh që janë shpërdoruar këto 2-3 vite. Kam parasysh shpenzimet për infrastrukturën, shpenzimet që lidhen me rritjen e pagave, që edhe pse mund të konsiderohet diçka e mirë për buxhetin, konsiderohet si diçka jo pozitive sa i përket performancës së administratës, që asnjëherë s’po analizohet, sa po ndikon kjo rritje pagash për ta hequr patronazhimin politik. Që në momentin kur kjo lloj administratë s’ka qenë e aftë të angazhohej në projekte që do thithnin fonde të BE-së. Kemi edhe një buxhet që në ministri të caktuara, që në bujqësi, shëndetësi, dhe infrastrukturë s’ka buxhet më të lartë se viti i kaluar. Prioritete janë ato që janë nisur më përpara. Buxheti edhe sikur të dojë të ndërtojë model tjetër, u ka hyrë kontratave dhe i ka hyrë kësaj lloj qasjeje. 

Buxheti i këtij viti do shoqërohet edhe me rritje pagash, që s’e kanë ndikimin në ekonomi, ashtu siç pritet në momentin që thuhet. Po marr rastin e policisë, që s’do ta marrin rritjen e pagës në janar, por në korrik. Është efekt më shumë me qasje elektorale. Taksat s’duhet të shkonin thjesht për indeksim, por për një rritje masive të pensioneve, siç bëri Rumania. Buxheti duhet të kishte tre drejtime kryesore, së pari qëndrueshmëri për bizneset, e dyta ndërlidhja midis biznesit dhe konsumit, dhe e treta elasticiteti për shtresat sociale, që përfshin të rinjtë, arsimin, të zhvillohet ai lloj tregu që të përshtatet me ato vende pune, ne s’i kemi këto. E vetmja risi është angazhimi në mbrojtje, që si duket vjen si reagim i konflikteve që po ndodhin në zonën ku është vendosur vendi jonë. Ekzistojnë shumë strategji sektoriale, që përveçse zbukurojnë realitetin, nuk zbatohen, dhe s’kemi asnjëherë transparencë sa ato përmbushen, përmes nevojave dhe burimeve në terren. Mjedisi është një temë interesante, fuqizimi ekonomik i gruas, duhet të ishte një zë i veçantë në këtë buxhet, fuqizimi i rinisë dhe start up-eve. Investimi në ato degë që kërkon tregu i punës, që do minimizonte tendencën për të ikur jashtë”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy