Qelizat staminale testohen me sukses në sëmundje të rënda. Në Torino, mjekët kanë kryer me sukses eksperimentin e qelizave staminale në mëlçinë e të porsalindurve të prekur nga sëmundje të rënda metabolike të trashëguara. Studimi është botuar në revistën prestigjioze ndërkombëtare “Stem Cell Revieë and Reports”.
Strategjia e lindjes
Sëmundjet në fjalë rrezikonin jetën e tre fëmijëve, duke shkaktuar koma neonatale dhe duke imponuar transplantim të mëlçisë në muajt e parë të jetës. Në këtë kontekst, strategjia e re ka bërë të mundur injektimin e qelizave staminale të shëndetshme të mëlçisë direkt në mëlçinë e pacientëve, menjëherë pas lindjes, për të korrigjuar defektin e trashëguar.
Një procedurë inovative që ka bërë të mundur shtyrjen e transplantimit të organeve për të paktën një vit në të gjithë pacientët e trajtuar. Jo vetëm kaq: studiuesit po punojnë për korrigjimin e mundshëm përfundimtar të sëmundjeve të ndryshme gjenetike-metabolike me një procedurë minimale invazive.
Terapia e re eksperimentale u bë e mundur falë hulumtimit mbi qelizat staminale të mëlçisë, bërë nga grupi i Profesor Giovanni Camussi i Departamentit të Shkencave Mjekësore të Universitetit të Torinos dhe Cell Factory në Qendrën e Bioteknologjisë Molekulare të Universitetit të Torinos.



