
Si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të Sukthit dhe Katundit të Ri.
Në njoftim thuhet se evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me: Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), prefektin e Qarkut përkatës si dhe strukturat e Emergjencave Civile në bashki.
Në njoftim thuhet:
“Në çdo rast, komunikimi dhe kërkesat për ndihmë duhet t’u drejtohen autoriteteve publike në terren. Prioritet në procesin e evakuimit kanë:
- Fëmijët
- Të moshuarit
- Personat me aftësi të kufizuara
- Familjet në zona të izoluara
Transporti për evakuimin e banorëve do të sigurohet nga:
- Mjetet e Bashkisë
- Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH)
- Forcat e Armatosura”.



