Medikamenti më i ri për alopecinë/ Britanikët japin “ok”, 1 mijë paund 30 kapsula

Medikamenti më i ri për alopecinë/ Britanikët japin “ok”, 1 mijë paund 30 kapsula

Autoritetet shëndetësore britanike kanë dhënë “OK” për medikamentin më të ri në treg që trajton alopecinë, rënien masive të flokëve tek shumë njerëz. Provat klinike kanë treguar se ky bar redukton ndjeshëm humbjen e flokëve. Miratimi është dhënë vetëm për qytetarët 12 vjeç e lart.

Është kompania Pfizer që ka sjellë këtë ilaç të ri që mendohet se do të ndihmojë 14,000 pacientë vetëm në Britani.

Deri më tani, sipas mediave britanike, çmimi i barit është rreth 1 mijë paund për 30 kapsula, por detajet e marrëveshjes tregtare me autoritetin shëndetësor britanik janë konfidenciale. Ndër aspektet më të rëndësishëm që kanë cekur ekspertët gjatë testeve është se humbja e flokëve tek shumë qytetarë të prekur nga kjo sëmundje, shkakton shqetësime të rënda psikologjike.

Komiteti ynë kuptoi pas dëgjesave se sa e rëndë është alopecia dhe sa ndikim të madh ka në shëndetin dhe cilësinë e jetës së njerëzve. Jam e kënaqur që tani jemi në gjendje ta rekomandojmë këtë trajtim të ri.

Edhe mjekë të tjerë dhe pacientë e kanë cilësuar datë historike, duke thënë se ky bar do të ndikojë jo vetëm në pamjen e tyre, por edhe në gjendjen shpirtërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy