
Dhimbje koke, dhimbje fyti dhe rrjedhje hundësh janë simptomat më të zakonshme të variantit Delta që po qarkullon në Britani.
Profesori,Tim Spector, i cili drejton studimin e “Zoe Covid Symptom”, tha se infektimi nga varianti Delta mund të ndihet "më shumë si një ftohje e keqe".
Por megjithëse mund të mos ndiheni shumë të sëmurë, ajo është shumë ngjitëse dhe mund të vërë të tjerët në rrezik.
Simptomat klasike të Covid, janë:
Por Spector thotë se këto tani janë më pak të zakonshme, bazuar në të dhënat që ekipi i “Zoe” ka marrë nga mijëra njerëz që kanë treguar simptomat e tyre në një aplikacion.
Që nga fillimi i majit, ne kemi qenë duke parë simptomat kryesore te përdoruesit e aplikacioneve - dhe ato nuk janë të njëjtat me ato që ishin," thotë ai.
Ndryshimi lidhet me rritjen e variantit Delta, i identifikuar fillimisht në Indi dhe tani përbën 90% të rasteve me Covid në Mbretërinë e Bashkuar.
Ethet mbeten mjaft të zakonshme por humbja e nuhatjes nuk shfaqet më në 10 simptomat kryesore, thotë Spector.
"Ky variant duket se po funksionon pak më ndryshe", thotë ai.
"Njerëzit mund të mendojnë se sapo kanë një të ftohtë sezonale dhe ata ende shkojnë në festa dhe ata mund të përhapin atë minimumi në gjashtë njerëz të tjerë.
Mesazhi këtu është që nëse jeni i ri, gjithsesi do të keni simptoma më të lehta.
Mund të duket thjesht si një ftohje e keqe, por qëndroni në shtëpi dhe bëni një test.", u shpreh Spector.
Burimi: BBC Përshtati: MCNtv.al



