Një peticion është ndërmarrë online ku bëhet thirrje për t'i dhënë fund titullit mbretëror "Princi i Uellsit". Mijëra njerëz kanë nënshkruar peticionin, që vje pasi mbreti Charles ia kaloi titullin djalit të tij William.
Sipas “UK'S Daily Express”, peticioni i iniciua nga Trystan Gruffyd nga Pontypridd, Uells, me titullin “Jepini fund titullit ‘Princi i Uellsit’, si respekt për Uellsin", në Change.org. Nisma për peticionin u ndërmor menjëherë pasi mbreti i ri Charles III, ia kaloi të birit titullin që mbante që prej vitit 1958.
Peticioni ka më shumë 36,000 nënshkrime në dy javë. Nismëtari beson se fushata e tij ka ndezur një debat kombëtar rreth hapësirës që zë titulli i “Princit të Uellsit”.



