Xhaferi: Nëse dështon referendumi, vendosin institucionet

Xhaferi: Nëse dështon referendumi, vendosin institucionet

Kryetari i Kuvendit në Maqedoni, Talat Xhaferi është i bindur se shumica e qytetarëve do ta mbështesin referendumin e 30 shtatorit, ndërsa i bëri thirrje opozitës që të sillet me përgjegjshmëri. 

Xhaferi u shpreh se në rast dështimi, çështja do të kalojë në duart e institucioneve. Sipas kreut të Kuvendit, këto janë udhë-rrëfimet ku ne lëvizim dhe ku duhet të lëvizim të gjithë. 

Në situatën që të mos ketë census, nënkupton që qytetari abstenon nga e drejta të marrë përgjegjësi vendimmarrëse dhe le hapësirë që institucionet që i ka zgjedhur të vazhdojnë me marrjen e përgjegjësisë në proceset e radhës, vijuese për këtë çështje, për të cilën ato në vazhdimësi japin përkrahje, për proceset integruese. Këto janë udhë-rrëfimet ku ne lëvizim dhe ku duhet të lëvizim të gjithë. Aspektet e interpretimeve akademike, profesionale nuk i përjashtoj, por ato janë interpretime analitike të cilat nuk bartin përgjegjësi për asgjë”, deklaroi Xhaferi. /Alsat-m

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy