Ukraina godet “Vrimën e Zezë” të flotës ruse me dronë nënujorë (VIDEO)

Ukraina godet “Vrimën e Zezë” të flotës ruse me dronë nënujorë (VIDEO)

Dronët nënujorë “Sub Sea Baby” të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) kanë goditur për herë të parë në histori një nëndetëse ruse të klasit “Varshavyanka, Projekti 636.3” (e njohur në terminologjinë e NATO-s si Kilo), në portin e Novorossiysk, në Rusi. 

Si pasojë e shpërthimit, nëndetësja ka pësuar dëme kritike dhe konsiderohet praktikisht jashtë funksionit. Sipas agjencisë Ukrinform, lajmi është konfirmuar nga vetë SBU-ja përmes faqes së saj zyrtare.

“Katër raketa lundruese Kalibr, të cilat Rusia i përdor për të goditur territorin ukrainas, ndodheshin në bordin e kësaj nëndetëseje”, bëri të ditur SBU.

Operacioni u realizua në bashkëpunim mes “Drejtorisë së 13-të Kryesore të Kundërzbulimit Ushtarak të SBU-së” dhe “Marinës Ukrainase”.

Sipas vlerësimeve të SBU-së, kostoja e një nëndetëseje të klasit “Varshavyanka” është rreth 400 milionë dollarë, ndërsa në kushtet e sanksioneve ndërkombëtare aktuale, ndërtimi i një mjeti të tillë sot mund të arrijë deri në 500 milionë dollarë. 

Kjo klasë nëndetësesh njihet edhe me nofkën “Vrimë e Zezë”, për shkak të aftësisë së trupit të saj për të absorbuar zhurmën dhe për të qenë pothuajse e pazbulueshme nga sistemet sonar.

Agjencia ukrainase e inteligjencës thotë se nëndetësja e goditur tashmë është e detyruar të qëndrojë në portin e Novorossiysk pas sulmit.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy