Gjendja e jashtëzakonshme në Ballkan, Papa: SHBA s’do trazira, Kosova dhe Shqipëria me fat për një aleat si SHBA

Gjendja e jashtëzakonshme në Ballkan, Papa: SHBA s’do trazira, Kosova dhe Shqipëria me fat për një aleat si SHBA

Edhe pas datës 26 qershor 2024 situata në Ballkanin Perëndimor për Shtëpinë e Bardhë dhe politikat e jashtme të SHBA-ve  do të vijoj të kategorizohet si gjendje e jashtëzakonshme.

Lidhur me këtë vendim, gazetari dhe autori i emisionit ‘Fokus’, Robert Papa në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN u shpreh se Biden është në vazhdimësi të politikës amerikane.

Ai tha se Biden çështjen e Kosovës e ka njohur shumë mirë dhe se amerikanët nuk duan trazira në Ballkan. Sipas tij, nuk është vetëm SHBA, por Kongresi, Senati, Shtëpia e Bardhë të cilët shohin në periudha afatgjata.

Drupal Ad

 

 

 

Është vazhdim i një vendimi të kaluar Biden nuk kishte si të mos e nënshkruante, kjo tregon qartë se trojet shqiptare si Shqipëria dhe Kosova janë të sigurta dhe ne duhet të ndjehemi me fat që kemi një aleat si SHBA. Biden është në vazhdimësi të politikës amerikane. Biden mund të ketë probleme mendore por çështjen e Kosovës e ka njohur shumë mirë.

Natyrisht që amerikanët nuk duan trazira në Ballkan, por kjo nuk do të thotë se nxisin autokracinë. Nuk është vetëm SHBA, por është dhe Kongresi dhe Senati dhe ata janë pro një demokracie përfaqësuese sa i përket Ballkanit perëndimor. Amerikanët, Shtëpia e Bardhë është maratonë, pra nuk kryhet në periudha kohe të ngushta por shohin në periudha afatgjata.

Lidhur me vizitën e koordinatorit kundër korrupsionit global Ricard Nefju që do të vizitojë Shqipërinë më 20 qershor, Papa tha se në çdo poll që bëhet del qartë se korrupsioni është një shqetësim në Shqipëri dhe kjo edhe pse nuk i pëlqen Ramës, fakti është fakt.

Nefju nuk e ka deklaruar në fillim Shqipëria nuk përfshihej fillimisht, unë kam kontaktuar me zyrën e zëdhënësit sot dhe më është thënë se në Shqipëri zyrtarisht kemi një opozitë tjetër dhe ata më kanë thënë referoju njoftimit.

Këmbanat e alarmit janë për qeverinë shqiptare sepse korrupsioni në Ballkan dihet që ka shumë, por fakti që po ndalon në Tiranë do të thotë se e ndjekin listën e akuzave për narkoshtet dhe në këtë takim do jepet mesazhi për luftën kundër korrupsionit sepse ata e dinë që në Shqipëri ka korrupsion. 

Raportet vjetore nga DASH kanë qenë shpesh herë në kundërshtim me ato nga Eskobar dhe Yuri Kim, dhe ka pasur dhe akuza nga mediat për pastrim parash deri në Amerikë dhe Uruguai dhe në çdo poll që bëhet del qartë se korrupsioni është një shqetësim në Shqipëri. Kjo nuk i pëlqen Ramës, por fakti është fakt.

Ndërsa i pyetur nëse ka dijeni, pritet që SHBA të përfshirë të tjerë zyrtarë të lartë apo qeveritarë shqiptarë në listën e saj të zezë, Papa u shpreh se nga informacionet që ka në tetor do të ket, porse konkretisht ata me emra nuk flasin.

Personi që vjen është shefi që përpilon ato dhe mendoj se kemi pasur një pauzë nga tetori por dhe amerikanët e kanë parë se s’ka funksionuar kjo mënyrë e kryer nga DASH, është një mënyrë e vjetër i ka kaluar koha dhe më është thënë se nëse Berisha fiton zgjedhjet qeveria amerikane do ta njoh dhe fakti që ata kanë heshtur do të thotë se amerikanët njohin të fortët, pranojnë faktet, por mos prisni që të tërhiqen nga non grata. Nga informacionet që kam unë në tetor do të ketë por këta konkretisht me emra nuk flasin. Ka plot biznesmenë zyrtarë që e dinë që janë non grata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy