Trump i përgjigjet Kim Jong-unit për butonin bërthamor: Unë e kam më të madh se ti

Trump i përgjigjet Kim Jong-unit për butonin bërthamor: Unë e kam më të madh se ti

Presidenti amerikan, Donald Trump, i është përgjigjur me një mesazh në Tuiter diktatorit të Koresë së Veriut, që në mesazhin drejtuar popullit të tij në ditën e parë të vitit, u shpreh se SHBA-të janë në rrezen e raketave të tij bërthamore, butoni i të cilave ndodhet mbi tavolinën e tij.

“Krejt SHBA-të janë në rrezen e armëve tona bërthamore dhe butoni i tyre është gjithmonë në tavolinën time”, tha Kim Jong-un në mesazh.

Por nuk ka vonuar kundërpërgjigjja ironike e presidentit amerikan.

“Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, deklaroi se “butoni bërthamor është në tavolinën e tij në çdo kohë”. A mundet dikush nga regjimi i tij i mbaruar dhe që po vdes nga uria t’i tregojë se edhe unë e kam butonin bërthamor, por është më i madh dhe më i fuqishëm se i tij. Dhe mbi të gjitha, i imi funksionon”, shkroi Trump në Tuiter. / Përgatiti:G.S. /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy