
Shtatë kamikazë kanë kryer sulmet makbre në kishat dhe hotelet luskoze të Sri-Lankës.
Lajmin e bën të ditur për agjencinë e lajmeve, Reuters, një prej drejtuesve të hetimit të ngjarjes së ndodhur në ditën e Pashkëve.
Dy prej kamikazëve hodhën veten në erë në hotelin “Shangri-La”, në kryeqytetin Kolombo, është shprehur Ariyananda Welianga, zyrtar i lartë i hetimit në Sri-Lanka.
Të tjerët kanë kryer sulmet në kisha dhe dy hotele të tjera.
Arrin në 290 bilanci i viktimave në Sri-Lanka
Nëntë shpërthime goditën kisha dhe hotele, në kryeqytetin Kolombo dhe një qytet tjetë në Sri-Lanka, të dielën e Pashkëve.
Bilanci i viktimave ka arritur në të paktën 290 të vdekur dhe mbi 500 të plagosur.
Të paktën 27 të huaj janë në mesin e viktimave.
Midis tyre ka edhe qytetarë amerikanë, britanikë, holandezë dhe indianë, kinezë, japonezë dhe portugezë.
Ndërkohë, numri i të arrestuarve në lidhje me këto sulme ka arritur në 24.
Lajmin e bën të ditur BBC, e cila u refereohet burimeve policore në vend.
Ky është sulmi me numrin më të madh të viktimave në Sri-Lanka që prej luftës civile të vitit 2009, e cila përfundoi me humbjen e Tigrave të Tamilit, një grup etnik minoritar që luftoi për pavarësi për 26 vjet me radhë.
Sri Lanka ka një popullsi prej 22 milionë banorësh, bazuar në censusin e vitit 2012.
7.6% e srilankasve janë të krishterë, 70 për qind janë budistë, 12.6 për qind hindu dhe 9.7 për qind myslimanë.



