Ministri i Jashtëm bjellorus Vladimir Makei ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare, njoftoi këtë të shtunën agjencia kombëtare e lajmeve Belta.
“Ministri i Jashtëm Vladimir Makei ndërroi jetë papritur”, raportoi Belta. Ai mbante postin e tij që nga viti 2012. Nuk dihen ende arsyet e vdekjes.
Ai kishte marrë pjesë në një konferencë të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, një aleancë ushtarake e disa shteteve post-sovjetike në Jerevan më parë këtë javë dhe do të takonte homologun e tij rus Sergei Lavrov.
Para zgjedhjeve presidencial dhe protestave massive antiqeveritare që u zhvilluan në Bjellorusi në vitin 2020, Vladimir Makei kishte qenë një nga nismëtarët e përpjekjeve për të përmirësuar marrëdhëniet e Bjellorusisë me Perëndimin dhe kishte qenë kritik ndaj Rusisë. Megjithatë, ai ndryshoi papritur qëndrimin e tij pas fillimit të protestave, duke thënë se ato ishin frymëzuar nga agjentë të Perëndimit.



