Anija me mbetje të rrezikshme, Kapiteneria e Durrësit nuk kanë dhënë autorizim për ankorimin në port (VIDEO)

Anija me mbetje të rrezikshme, Kapiteneria e Durrësit nuk kanë dhënë autorizim për ankorimin në port (VIDEO)

Gazetarja Ervina Garo jep detaje për MCN Live lidhur me anijen me mbetje të rrezikshme e cila mbërriti mëngjesin e sotëm në radën e portit të Durrësit, rreth 2 kilometër larg tij.

Garo tha se drejtori ekzekutiv i Rrjetit të Aksionit të Bazelit Jim Pocket konfirmoi sot për mediat se këto mbetje janë të rrezikshme dhe kanë një rrezikshmëri që përkon deri në 95% të problematikës që kanë të bëjnë me shëndetin e njerëzve.

Pocket ka theksuar se nuk kanë asnjë konfirmim nga qeveria shqiptare për praninë fizike në marrjen e kampionëve dhe për të testuar nëse këto kontejnerë përmbajnë lëndë të rrezikshme.

Ai ka thënë se Shqipëria e ka këtë problematikë dhe se bëhet fjalë për mbetje të rrezikshme dhe se duhet të ishte hap i mirëmenduar.

Ka përshëndetur vendimin e prokurorisë për sekuestrimin e anijes me mbetje të rrezikshme.

Ndërkohë burime nga kapitenereia e Durrësit nuk konfirmojnë nëse do të japin autorizimin për të ankoruar këtë anije në port.

Në vendimin e sekuestros së Prokurorisë Durrës është kërkuar që të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vend të sigurt si për sa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë.

Sendet e sekuestruara duhet të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre.

Bëhet fjalë për 102 kontejnerët që dyshohet se mbajnë mbetje të rrezikshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy