
Gati gjysma e garueseve në konkursin e Miss Mexico rezultuan me Covid-19, por megjithatë organizatorët e vazhduan konkursin dhe pse ato kishin shfaqur simptoma.
“Edhe pse shumë prej tyre kolliteshin, kishin dhimbje trupi dhe madje dhe temperaturë, ata i kërkuan që të mos ankoheshin”, tha një burim për gazetën lokale Reforma.
Spektatorët e konkursit të bukurisë rezultuan me Covid-19 tha një zyrtar lokal i shëndetësisë të martën.
Të gjithë garueset kishin paraqitur teste negative para se të fillonte konkursi, tha ministri i Shëndetësisë, Eduardo Fernandez Herrera.
Sidoqoftë, autoritetet u njoftuan se një person ishte infektuar me koronavirus, thuhet në media.
Konkursi përfundoi herët të shtunën pasi rezultatet për COVID-19 dolën pozitive.



