Përplasja Zelensky- Trump/ Pumo: Përfituesi i drejtpërdrejtë del Rusia, e shoh të pamundur një armëpushim (VIDEO)

Përplasja Zelensky- Trump/ Pumo: Përfituesi i drejtpërdrejtë del Rusia, e shoh të pamundur një armëpushim (VIDEO)

Takim mes tensionesh ka qenë ai nga Zyra Ovale para kamerave i presidentit amerikan me homologun ukrainas. Mediat ndërkombëtare e përshkruan takimin si katastrofik duke folur për poshtërimin e Zelenskyt dhe dëbimin e tij nga Shtëpia e Bardhë.

Lidhur me këtë përplasje me Trump dhe Zelenskyt, gazetari Misha Pumo nga Rusia në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV u shpreh se sjellja e Zelenskyt është e papranueshme dhe se kjo grindje defacto nxjerr përfituesi i drejtpërdrejtë i asaj grindje është Rusia.

Ai tha se mbetet e vështirë që për momentin të shihet një armëpushim i mundshëm mes dy vendeve, aq më tepër me ndërprerjen e ndihmës së SHBA-ve për Ukrainën.

Në Rusi ka pasur habi të madhe, edhe nga qarqet politike ka pasur reagime nga një anë entuziazëm për atë që ndodhi sepse defacto përfituesi i drejtpërdrejtë i asaj grindje është Rusia.

Sigurisht që në stablishmentit rus ka pasur deklarata të ndryshme sigurisht duke dënuar sjelljen e Zelenskyt dhe duke nënvizuar se Shtëpia e Bardhë ka qenë shumë e përmbajtur kundrejt Zelenskyt.

Në këtë drejtim janë hedhur dhe hipoteza se çfarë do ndodhë me marrëdhënien mes tyre dhe BE.

Për presidentin Trump ka një simpati të rezervuar ku dhe në Rusi po presin se çfarë mund të ndodhë më tej me politikën amerikane dhe gjithçka duket se po shkon në skenarin më të mirë që pretendonte Kremlini.

Duhet thënë se dhe në tryezën e bisedimeve në takimin e fundit të zhvilluar në Stamboll palët ranë dakord për të rifilluar punimin normal të ambasadave përkatëse dhe kjo është një hap tjetër për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Nëse Ukraina do mbante neutralitetin kjo luftë nuk do kishte filluar kurrë. Autoritetet ruse deklarojnë se s’kanë asnjë arsye të sulmojnë Evropën por e kanë të qartë se kjo gjuha e luftës nuk ka perspektivë dhe të gjithë janë të lodhur dhe duan ta mbarojnë atë.

Me këto zhvillime nuk e shoh se do kemi armëpushim së shpejti dhe ndërprerja e ndihmës së SHBA për Ukrainën është një goditje e rëndë për ta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy