Nuk punon pajisja elektronike apo mungesë komisionerësh: Problemet me votimin në Durrës, Krujë, Korçë dhe Vlorë

Nuk punon pajisja elektronike apo mungesë komisionerësh: Problemet me votimin në Durrës, Krujë, Korçë dhe Vlorë

Në qendrat e votimit në Durrës dhe në Krujë janë konstatuar më shumë problematika. Sipas raportimeve nga korrespondentët e MCN, në Krujë ka patur probleme në 4 qendra votimi për shkak se nuk ka punuar pajisje të identifikimit elektronik, në dy qendra është rregulluar, në dy të tjera po punohet për rregullimin. Nëse nuk e realizojnë brenda afatit 2 orë atëherë votimi do të vijojë manualisht.

Po ashtu në Shijak ka pasur një problematikë të tillë, ku pritet të rregullohet njëra nga pajisjet që ka shfaqur probleme.

Ndërsa në KZAZ 21 në Sukth të Durrësit ka patur vonesa në nisjen e procesit votimit. Në 5-10 qendra nuk janë paraqitur komisionarët, ndërsa nuk dihen ende motivet dhe partitë politike PS-PD kanë bërë ndërrime komisionerësh.

Në Lezhë, në QV Shenkoll 748 Gajush, 745/2 Shenkoll, janë prishur aparaturat, ndërsa në QV 695 Fishta s’ka filluar për shkak të mosfunksionimit të aparaturës.

Në Korçë, nis pas 2 orësh procesi i votimit manualisht në fshatin Trestenik në Devoll, për shkak të mungesës së operatorit.

Ndërkohë 5 qendra votimi të bashkisë Himarë dhe 3 në Selenicë vazhdon manualisht pasi nuk janë paraqitur operatorët.

Në QV të Karbunarës së Vogël u ndërpre votimi për shkak të prezencës së punonjësve të administratës shtetërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy