Pasuritë e paluajtshme/ Brahaj: Nuk ka stok në Tiranë

Pasuritë e paluajtshme/ Brahaj: Nuk ka stok në Tiranë

Arbër Brahaj, ekspert i pasurive të patundshme, thotë se në Tiranë nuk ka stok të pasurive të paluajtshme. Duke iu referuar një investigimi të emisionit “Kronos” gati dy vjet më parë, Brahaj tha se numri i kontratave me faturim zero nuk tregon gjithmonë apartamente të reja ku nuk jeton njeri.

Nuk ka stok në Tiranë. Ajo që bazohen për faturat e OSHE nuk ka të bëjë me realitetin. Janë 10 400 abonentë me faturim zero. Nuk ka një mekanizëm të qartë nga OSHEE që ti të anulosh kontratën. Këtu janë edhe apartamentet e shkatërruara te 5 Maji, ato në Kombinat. Ai raporti i OSHEE që e ka nxjerrë një gazetare këtu duhet të tregojë burimin ku e ka.

Brahaj hodhi poshtë edhe shifrën e INSTAT për 171 mijë apartamente bosh në të gjithë vendin.

171 mijë apartamente bosh sipas INSTAT? Fakti që thotë kaq, në një vend me një normë emigracioni kaq të lartë, nuk është e vështirë të gjesh fshatra të tëra të zhdukura. Kur themi 170 mijë apartamente, me 50 metër katror i bie 8.5 milionë metra katrorë. Kjo do të thotë se Shqipëria mund të ishte në krizën më të keqe të vet. INSTAT e ka detyrë ligjore të jetë konciz, mua kjo shifër më bën ta refuzoj. Tirana ka 12500 apartamente që ofrojnë qira ditore. Vetëm një pallat është në Tiranë me 10 mijë euro metri katror. Por tregu i madh i pasurive që ofrohen në Tiranë është shumë i madh.

Duke u ndalur te kreditimi për blerjen e pasurive të paluajtshme, Brahaj tha se arsyeja pse ajo ka pjesën e luanit në sektorin e kredive është sepse ka pak aplikime për kredi të tjera.   

Tregu nuk është në atë moment që pret rritje të menjëhershme. Kërkohet më tepër disiplinë nga ana e bankave. Nuk është gjë e re fakti që përcaktojnë vlerën maksimale 70%. Bankat me këto norma kanë vepruar. Ajo që po kërkohet është disiplina nga ana e marketingut. Ka banka që kanë bërë financim 100%, e kanë bërë për financim. Rëndësi kanë të ardhurat dhe sa janë ato. Dhe vlera që lihet kolateral. Bankat kanë vepruar me 150%, pra për të marrë 1 euro duhej të lije garanci 1.5 euro. Janë disa segmente tregu që janë përdorur në mënyrë të zgjuar për kredinë.

Kredidhënia për pasuri të paluajtshme po zë pjesën më të madhe të kredive, sepse kreditë e tjera nuk performojnë. Në totalin e kredive të dhëna nga bankat, kredia për pasuri të paluajtshme është e para.

Janë mbi 9 miliard depozita që bankave u duhet t’i vënë në punë përmes kredive. Nuk ka asnjë indikator që tregon për probleme me kreditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy