Facebook do të ndalojë spotet që dekurajojnë pjesëmarrjen në votime

Facebook do të ndalojë spotet që dekurajojnë pjesëmarrjen në votime

Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, Facebook po bëhet gati të ndalojë reklamat që i largojnë qytetarët nga votimi. Lajmi u bë i ditur nga drejtoresha operative në rrjetin social, Sheryl Sandberg, pas paraqitjes së rezultateve të auditit të dytë të Facebook-ut në aspektin e të drejtave civile.

"Për të mbrojtur zgjedhjet, ne kemi një ekip që po punon për të ndaluar njoftimet që dekurajojnë votimin", shkroi Sandberg në një postim, duke deklaruar se norma e re do të nisë të zbatohet në SHBA këtë vit. Sandberg, krahu i djathtë i Mark Zuckerberg, shtoi se ai do të përdorë inteligjencën artificiale për të parandaluar dezinformimin në censusin e popullsisë amerikane, i cili do të zhvillohet gjithashtu në vitin 2020.

Një risi tjetër do të ketë të bëjë shtëpitë, vendet e punës dhe kreditë, në të cilat shoqëria synon të ndalojë diskriminimin. Për ta bërë këtë, rrjeti social do t’i pengojë reklamuesit që të zgjedhin se kush do t’i shikojë reklamat e tyre bazuar jo vetëm në përkatësinë etnike, në fenë dhe në orientimin seksual, por edhe në moshën, gjininë dhe vendbanimin e tyre. Për momentin, përdoruesit amerikanë të rrjetit mund të bëjnë kërkime në Facebook për të parë reklama të pasurive të paluajtshme, dhe së shpejti do të jenë në gjendje të kërkojnë listën e vendeve të punës dhe kredive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy