Haradinaj: Kosova në zgjedhje në pranverë, të gjitha partitë janë në fushatë

Haradinaj: Kosova në zgjedhje në pranverë, të gjitha partitë janë në fushatë

Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat me shumë gjasë do të mbahen pranverën e këtij viti.

Kështu deklaroi kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se të gjitha partitë politike janë në fushatë, teksa u shpreh i hapur për të bashkëpunuar me opozitën për të ndryshuar atë që e cilëson edhe si keqqeverisja e kryeministrit Kurti.

Zgjedhjet janë edhe ashtu në kalendar siç e dini ju, duhet mbajtur më së largu në janarit 2025. Kjo i bie se ne edhe ashtu në fund të vitit që vjen do t’i kemi zgjedhjet me kalendar të rregullta, por ato mund të mbahen më herët në pranverë. Kjo që po ndodh është aromë zgjedhje… Të gjithë po bëhen gati për zgjedhje, jemi në fushatë, dihet që kemi hyrë në fushatë.

Haradinaj thotë se Kurti po negocion asosacionin e komunave me shumicë serbe në këmbim të targave me simbolet kombëtare.

Paralelisht qytetarët e Kosovës po lëvizin lirisht edhe në zonën Shengen ndaj dhe hapi i radhës sipas deputetit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, Thins Reuten, duhet të jetë aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy