
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të denduar si dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme. Prezencë e reshjeve të shiut që në orët e pata të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët.
Gjatë ditës hera-herës në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra Në orët e mesditës dhe pasdites në jugperëndim në Vlorë, Himarë, Delvinë dhe në veriperëndim, Velipojë, Shkodër, Lezhë reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në zonën e Alpeve dhe në lartësinë mbi 1500 metra reshje bore me intensitet të ulët.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 / 13 °C
në vendet e ulëta: 11 / 12 °C
në vendet malore: 6 / 8 °C



