Irani pritet të sulmojë Izraelin/ Joe Biden thirrje Tehranit: Mos e bëj!

Irani pritet të sulmojë Izraelin/ Joe Biden thirrje Tehranit: Mos e bëj!

Presidenti i SHBA Joe Biden thotë se ai pret që Irani të sulmojë Izraelin së shpejti, ndërkohë që po rritet frika për hakmarrjen iraniane mbi një sulm ajror që vrau komandantët e lartë në fillim të këtij muaji.

"Mos e bëj", është thirrja e shefit të Shtëpisë së Bardhë drejtuar Iranit. 

"Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së Izraelit. Ne do ta mbështesim Izraelin," tha Joe Biden. "Ne do të ndihmojmë në mbrojtjen e Izraelit dhe Irani nuk do të ketë sukses", shtoi presidenti amerikan. 

Izraeli nuk e ka pranuar sulmin ndaj një konsullate iraniane në Siri, por besohet gjerësisht se ka qenë pas saj.

Zyrtarët amerikanë i kanë thënë CBS News, partnerit amerikan të BBC-së, se një sulm i madh ndaj Izraelit mund të ndodhë së shpejti.

Irani mbështet Hamasin, grupin palestinez që lufton Izraelin në Gaza, si dhe grupe të ndryshme përfaqësuese në të gjithë rajonin, duke përfshirë disa - si Hezbollahu në Liban - që shpesh kryejnë sulme kundër izraelitëve.

Të premten, Hezbollahu tha se kishte lëshuar "dhjetëra" raketa nga Libani drejt Izraelit. Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) tha se rreth 40 raketa dhe dy dronë shpërthyes ishin lëshuar. Nuk u raportua për viktima dhe nuk kishte të dhëna për përfshirje nga aktorë të tjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy