Eksperti Pilku: Nuk ka prodhime të trajtuara me hormone, etiketa të tregojë origjinën, alfatoskinën e sjell gruri (VIDEO)

Eksperti Pilku: Nuk ka prodhime të trajtuara me hormone, etiketa të tregojë origjinën, alfatoskinën e sjell gruri (VIDEO)

Në tregun shqiptar nuk ka produkte me hormone. Eksperti i Bujqësisë dhe Ushqimit, Ilir Pilku, në një intervistë për Tema TV, thotë se prodhimet vendase nuk trajtohen me hormone, kjo për shkak të mungesës së kapacitetit të fermave për t’i blerë ato.

“Ne kemi një fermë shqiptare që shkon maksimalja, 1.1 ha e ndarë në 3-4 plote. Që këtu mund të themi me plot gojën që nuk kemi një bujqësi intensive. Nëse flasim për përdorimin e hormoneve në gamë të madhe, duhet të flasim për bujqësi intensive. Ne nuk e kemi bujqësinë intensive. Nuk është aq i pasur dhe aq i kamur fermeri shqiptar për të blerë hormone kaq të shtrenjta për fermën e tij”, shprehet Pilku.

Sipas tij, një tjetër provë që vërteton mungesën e hormoneve në produktet shqiptare është fakti se ato i janë nënshtruar certifikimit dhe eksportohen jashtë.

“Ne kemi 20 kompani në Shqipëri që eksportojnë dhe janë të certifikuara. Shpeshherë ne një domate në treg, që në fundin e vet është varieteti, dhe ne i vëmë etiketimin se është me hormone. Kemi 20 kompani të certifikuara me standardin më të lartë dhe ta marrësh këtë certifikim duhet të kalosh në një proces standardizimi”, tha ai.

Lidhur me garancitë që Ministria e Bujqësisë jep për sigurinë që ka tregu i qumështit nga aflatoksina, Pilku thotë se kompanitë e kanë detyrim mujor për të kryer analiza, por AKU duhet të intensifikojë kontrollet në pikat kufitare. AKU duhet të analizojë grurin dhe misrin që hyn në Shqipëri, pasi sipas tij edhe buka është bartës i alfatoksinës

Eksperti i Bujqësisë dhe Ushqimit thekson se mungesa e të gjithë elementeve në etikete, dhe moskalimi i tyre ne të gjithe filtrat e insitutucioneve ështe shkelje e cila ligjerisht duhet te shoqerohet me penalitete.

Për mishin e Brazilit, i cili u gjet i infektuar me salmonelë në portin e Durrësit, Pilku gjykon se fakti që mishi nuk u zhdoganua dhe nuk u hodh në treg, nuk përbën interes për zbardhjen e emrit të kompanive tregtare, por e udhës gjithmonë në këto raste është që ngarkesa të kthehet mbrapsht.

Intervista e plotë e ekspertit të Bujqësisë dhe Ushqimit, Ilir Pilku

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy